Zeka: Shpresoj të pranohet plani franko-gjerman, njihet Kosova nga Greqia, Rumania dhe Sllovakia

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari dhe politikani Milaim Zeka u shpreh se duhet të arrihet një marrëveshje të hënën me Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se sipas informacioneve që ka ai, Greqia, Rumania dhe Sllovakia në mënyrë automatike do të pranojnë pavarësinë e Kosovës, duke ngelur jashtë vetëm Spanja dhe Qipro.

Zeka: Nëse arrihet një marrëveshje të hënën dhe shpresoj që të arrihet duke u pranuar plani franko-gjerman. Sipas informacioneve që kam unë, Greqia, Rumania dhe Sllovakia në mënyrë automatike do të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Do të ngelet vetëm Spanja dhe Qipro.

Propozimi franko-gjerman ka mbështetjen e ShBA-ve dhe kjo është mundësia e fundit e Kosovës. Biden ka folur dikur me Thaçin dhe me një politikan tjetër, ku ai i ka thënë këtij politikani kujdes dhe dijeni se si do ta ndërtoni shtetin e Kosovës. Në vitin 1999 iu kemi thënë çdo gjë që na keni kërkuar dhe nuk do të ndodhë më, ua ka thënë.