Vasili: Rama ka shantazhuar Ylli Ndroqin me non grata, tani kuptohet edhe sekuestrimi, SPAK të hetojë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan në Facebook se kryeministri Rama është kryebiznesmeni i biznesit të non gratave.
Ai thekson se Rama ka përdorur të huajt për të shantazhuar dhe kërcënuar mediet në vend, mes tyre edhe pronarin e RTV Ora, Ylli Ndroqi.
Vasili shton se sulmi i Edi Ramës ndaj RTV ORA si dhe sekuestrimin e tij kuptohet shumë qartë dhe se gjithçka ka qenë e orkestruar në mënyrë mafioze për të mbyllur gojën e kësaj medie kritike ndaj tij.
Vasili: Rama Kryebisnesmeni i bisnesit te "non gratave"! Rama ka perdorur korruptimin e te huajve per te shantazhuar, kercenuar dhe nenshtruar ata, qe e kritikojne dhe thone te verteten. Denoncimi i sotem i z.Berisha per shantazhimin e bisnesmenit dhe pronarit te grupit mediatik Ora Z.Ylli Ndroqi me gjobitje " non gratash" eshte shume i rende. Duke lidhur kete edhe me sulmin e Edi Rames ndaj RTV ORA si dhe sekuestrimin e tij kuptohet shume qarte se gjithshka ka qene e orkestruar ne menyre mafioze per te mbyllur gojen e e kesaj medie kritike ndaj tij.
SPAK duhet te filloje urgjentisht hetimet ndaj Edi Rames dhe bashkpuntoreve te tij. SPAK duhet hetoje keta, qe perdorin shtetin si mafioze te vertete per te bere presion dhe shantazh ndaj bisnesmeneve dhe zerave kritike me bisnesin e neveritshem te " non gratave". SPAK eshte ne prove, letrat jane hapur sheshit dhe gjithshkaje i vjen ere e qelbur mafie dhe korrupsioni.
