Vasili: Rama i zhytur në mafiozitet, Nikolla e deputetët rilindas bllokojnë ngritjen e Komisionit Hetimor

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një postim në rrjetin e tij social Facebook shkuan se "Vetem sepse Edi Rama eshte zhytur ne mafiozitet dhe korrupsion Lindita Nikolla dhe deputetet rilindas bllokojne si te çmëndur ngritjen e Komisionit Hetimor per aferen shume te rende shteterore Rama -McGonigal".

Sipas tij bllokimi i Komisionit Hetimor bëhet duke shkelur e dhunuar Kushtetutën e Republikës së Shqiperisë.

Postimi i plotë:

Kushtetuta asgjësuese ndaj Nikolles e sharlataneve rilindas ne Parlament per Komisionin Hetimor!

Edi Rama ka shperndare si zgjeben ne Kuvend lemerisjen e tij nga llogaridhenia, duke bere bashkepergjegjes ne shkelje te Kushtetutes dhe Ligjit Kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe tufën e deputeteve rilindas te shplare nga dinjiteti.

Vetem sepse Edi Rama eshte zhytur ne mafiozitet dhe korrupsion Lindita Nikolla dhe deputetet rilindas bllokojne si te çmëndur ngritjen e Komisionit Hetimor per aferen shume te rende shteterore Rama -McGonigal.

Bllokojne Komisionin Hetimor duke shkelur e dhunuar Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.

Kushtetuta ne nenin 77 percakton:

  Neni 77

" 2. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar  të  caktojë  komision  hetimi  për  të  shqyrtuar  një  çështje  të  veçantë. 

Përfundimet  e  tyre  nuk  janë  detyruese  për  gjykatat,  por  mund  t’i  njoftohen  prokurorisë,  e  cila  i  vlerëson  sipas  procedurës ligjore.

3. Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj".

Pra Kushtetuta ne menyre asgjesuese dhe pa asnje ekuivok thote: "Kuvendi eshte i DETYRUAR te caktoje Komision hetimi".

Pra Kuvendi eshte i DETYRUAR o mafioze rilindas, eshte i Detyruar dhe pike qe te ngrejë Komisionin Hetimor.

Po Kryetarja e Kuvendit si mund ti lejoje vetes te bjere ne kete batak dhe te behet ortake e shkeljes kaq te rende dhe mafioze te Kushtetutes, aq me shume qe ajo sipas Kushtetutes eshte edhe figura e dyte ne hierarkine shteterore te vendit.

Edi Rama do iki dhe kete nuk e kthen dot askush, po kjo Nikolla me keta 70 e ca deputetet papagalle te depersonalizuar ku do te perfundojne?

Ku tjeter, perveçse ne Landfillin e plehrave sepse i sherbyen nje plehre.