Ahmetaj për Ora News: Përgjigjen e akuzave "të mercenarëve" ndaj meje do ta mësoni sonte në mbrëmje

Arben Ahmetaj, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për akuzat që i bëhen për aferën e incineratorëve dhe jo vetëm! Ekskluzivisht për Ora Neës tha se sulmet i vijnë nga mercenarë, ndërsa gjatë kësaj kohe tha se ka humbur peshë.

Në qendër të akuzave për  atë që cilësohet si afera e incineratorëve, Arben Ahmetaj prej kohësh shfaqet i vetëm në publik, përfshirë edhe aktivitetet politike

Ekskluzivisht për Ora Neës, i konsideroi akuza mercenare.

Arben Ahmetaj: Çfarë ka ndodhur me mua?! Kam humbur 4 kg në palestër, kjo po ndodh me mua. Sa i përket akuzave duroni sot në darkë do ti sqaroj. Janë akuza mercenarësh.

Përcolli mesazhin se është i qetë për punën si Ministër i Edi Ramës

Momentin e vështirë tha se po e përballon me Sportivitet

Të vërtetën e tij për akuzat që i janë bërë paralajmëroi se do ti zbardhë mbrëmjen e kësaj të enjteje.

La pas misterin se cfarë do të tregojë dhe iu drejtua sallës së Kuvendit!

Arbën Ahmetaj, ka qene prej kohesh ne qender te akuzave te opozites, për rindertimin, ndersa ditet e fundit ai po perballet me padi per incineratoret, ceshtje te cilat jane nen hetim nga SPAK