Vasili: Bordi i ushqimeve ra, ndërsa qeveria mban Bordin e Hajdutëve të naftës
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar rrëzimin e bordit të ushqimeve nga ana e Gjykatës kushtetuese ditën e sotme.
Ai shkruan se bordi i ushqimeve me të cilin qeveria vjedh qytetarët ra, ndërsa qeveria mban Bordin e hajdutëve të naftës.
Vasili: Faqja e zeze e deputeteve rilindas, qe votuan vjedhjen e popullit! Ligji per Bordin e ushqimeve i votuar paturpesisht nga deputetet e rilindjes u rrezua nga Gjykata Kushtetuese. Bordi i ushqimeve ra, ndërsa qeveria mban Bordin e Hajduteve te Naftës! Kam thënë qindra here qe Bordet e çmimeve janë Borde Hajdutesh. Gjykata Kushtetuese rrezoi sot Bordin qe vendoste çmimin e ushqimeve dhe ligjin qe batakçinjtë ne Parlament e miratuan me kartonat e rilindjes.
Faqe e zeze për deputetet, qe e votuan ligjin per te vjedhur popullin. Bordi i Hajduteve te çmimit te Naftës vazhdon te vjedhë. Si nuk kane turp hajdutet e qeverise dhe vazhdojne ta mbajne. Binduni perfundimisht qe deputetet e rilindjes ne Parlament jane vetem noterizues te hajduterise se qeverise, qe ju hedh edhe ketyre deputeteve nga nje cope qe te votojne si budallenj te dobishem.
