Ambasadori italian për zgjedhjet e 14 majit: Qytetarët duan politikanë normalë pa akuza e pa dhunë verbale

Në ditën e protestës së tretë të opozitës tek Parlamenti, ambasadori italian në Shqipëri ka bërë thirrje për uljen e tensioneve politike dhe shmangien e komunikimeve të revoltuara. Në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit, Fabrizio Bucci apeloi që edhe opozita të mbushë boshllëkun e krijuar në institucionet vendore

Ambasadori Italian në shqipëri, Fabrizio Buçi ka komentuar situatën politike në vend duke bërë thirrje për uljen e tensioneve mes opozitës dhe mazhorancës. Në ditën e protestës së tretë të partisë demokratike tek Parlamenti, diplomati Italian tha se vendi, ka nevojë për politikanë normal dhe një opozitë të fortë.

“Gjëja e parë është që duhet të ulim tonet, sepse tonet që I drejtohen dhunës, revoltës, nuk mendoj se i bëjmë mirë vendit. Mendoj se qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për një vend normal, për politikanë normalë, të cilët kujdesen për nevojat e qytetarëve,” tha ai.

Nga Shkodra, ambasadori u shpreh se zgjedhet e 14 majit janë një mundësi e mirë për opozitën në mënyrë që të bashkohet e të plotësoj boshllëkun e krijuar.

“Do të dëshiroja që me 14 Maj, politikanët të ofrojnë alternative për banorët.

Qëndrimi im është që edhe opozita të mbushë boshllekun e krijuar, sepse në demokraci një mazhorancë ka nevojë për një opozite, opozita është e fortë nëse është e bashkuar, por këshilla ime si përfaqësues i Italisë, është që opozita duhet te jetë e fortë dhe e bashkuar që ne parlement të bëje nje opozite serioze mbi gjera konkrete dhe jo vetem kaos, kjo nuk i shërben askujt, as mazhorancës,” tha ai.

Deklaratat e Ambasadorit të Italisë, u bënë gjatë vizitës në Shkodër ku u takua me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Bardh Spahia duke parë nga afër një sërë investimesh itailiane në këtë qytet ndërkohë që ka deklaruar se mbështetja e Italisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.