Prezanton në Korçë, Gjergji Gjatën si kandidat. Alibeaj: Protesta e 3 Marsit, presion gjykatës

Një akt presioni ndaj gjykatës që pritet të vendosë për fatin e vulës së Partisë Demokratike, e cilëson Enkelejd Alibeaj protestën e thirrur më 3 mars nga Sali Berisha. Këtë deklaratë e ka bërë nga Korça ku prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet e 14 majit.

Enkeljed Alibeaj e cilëson protestën e thirrur nga Sali Berisha me 3 mars si një akt presioni ndaj gjykatës, ndërsa Apeli në të njëjtën ditë shqyrton çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

"Ftoj këdo tjetër që do ti bëjë presion gjykatës dhe em metingje apo protestë të mbëjë vetëm një qëndrim. Kur gjykata flet ne të tjerët heshtim."

Këto komente Alibeaj i bëri për gazetarët nga Korça ku dhe prezantoi mjekun Gjergji Gjata kandidat për kryebashkiak .

I pyetur se pse nuk priti 3 marsin e vendimit të gjykatës për vulën para se të parqesë kandidatë lokal, Alibeja tha se vendimi për ta është marrë kohë më parë nga kryesia që para dy muajsh.

Në lidhje me përjashtimet e deputetëve demokratë nga kuvendi me vendim të maxhorancës, Alibeaj tha se është kundër kaosit në seancë. Ajo rrëmujë tha ai bëhet nga njerëz të cilët nga shtatori i kaluar kane akuzuar PD-në dhe Lulzim Bashën për rublat ruse.

"Nuk kam heshtur. Nuk jam kurrsesi dakord të krijohet një situatë rrëmuje në foltoren e kuvendit e ti shërbejë Ramës. Pse i shërben? Skandali dihet. Donte të godiste PD-në Rama, minimumi ai duhet të japë shpjegime para Kuvendit e publikut. Kur unë kërkoj interpelancë nuk ja jap komoditetin duke bërë zhurmë."

Alibeaj I beri thirrje demokratëve të grupimit tjetër të kërkojnë ndjesë për akuzat që kanë hedhur pasi çështja McGonigal sipas tij zbuloi edhe turpin e tyre.

Për situatën ku ndodhet PD, Alibeaj thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi apo faj.

"Aspak. Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se me duhet të të them jo, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai."