Fushata, Këlliçi: Më 14 maj do i japim kryeqytetit alternativë dhe shpresë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2023, 13:29
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kandidat i opozitës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijon me takimet e tij në terren me banorët e kryeqytetit.
Në një reagim në faqen e tij zyrtare të rrjetit social "Facebook", Këllëçi pohon se çdo fjalë e shtrëngim dore është motiv për të dhe ekipin e tij.
Mes të tjerash ai thekson se do i japin Tiranës më 14 maj një alternativë shprese.
“Ditë e bukur me bashkëqytetarët në Xhamllik. Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua dhe ekipin që të punojmë për t’i dhënë Tiranës mundësitë që meriton, alternativë dhe shpresë më 14 maj. #Njësia3”, shkruan Këlliçi.
