"Po afrohet data", Gjermania mesazh për Kosovën e Serbinë: Progresi më urgjent se kurrë

"Po afrohet data", Gjermania mesazh për Kosovën e
Ndërsa  po afrohet data e takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel, Gjermania i përcjell një mesazh të posaçëm palëve të cilat negocojnë mbi planin që ajo ka hartuar bashkë me Francën.

Ministrja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare , Anna Lührmann, tha se progresi drejt një normalizimi të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është më urgjent se kurrë. Propozimimin europian,  e vlerësoi si një mundësi unike për të dy shtetet. 

 “Pranimi i propozimit do të përmirësonte rrënjësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet midis vendeve. Mund të nxisë procesin e normalizimit në interes të qytetarëve të tyre. Ai do të largonte pengesat në rrugën drejt integrimit të mëtejshëm në BE dhe zhvillimit ekonomik,” tha ajo.

Anna Lührmann tha për Euroaktiv gjithashtu se plani frankogjerman do të shërbejë si një nxitje politike dhe ekonomike për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili sipas saj po frenohet nga kjo çështje e pazgjidhur.

“Të gjithë anëtarët e BE-së shpresojnë që Serbia dhe Kosova ta shfrytëzojnë këtë shans historik dhe unik. Europa po e përqafon rajonin si kurrë më parë: krahët tanë janë të hapur, por ne kemi nevojë që të dyja palët të veprojnë në mënyrë konstruktive,” tha ajo.

Më herët Presidenti i Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier dhe homologia e tij e Kosovës Vjosa Osmani gjatë një bisede telefonike vlerësuan se ekziston aktualisht ai “momentum i veçantë” për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti e Vuçiç diskutojnë planin europian me 27 shkurt në Bruksel në një raund të ri bisedimesh me ndërmjetësinë e Josef Borrel, ndërsa dialogu mes dy shteteve ka nisur në vitin 2011 e nuk ka shënuar progres në shuarjen e konflikteve.