TEC-i i Vlorës, Eksperti: Teknologjia e ardhur shumë e vjetër, problematik ligjore
Sot kosto e prodhimit të energjisë elektrike është më e ulët se sa në momentin që u kontraktua TEC-i që do ta prodhojë energjinë me një çmim më të lartë.
Eduard Elezi, ekspert i energjitikës tha se "Kjo teknologji që ka ardhur në Vlorë është një teknologji shumë e vjetër".
Sipas tij për faktin që ata punojnë me naftë nuk lejohet as nga ana ligjore.
Eduard Elezi: Këto nuk janë termocentrale, janë motor gjenerator. Termocentralet kanë kapacitet tjetër, nga ana ekonomike janë më eficient se këto. Këto janë gjeneratorë, blloqe gjeneratorësh. Kjo teknologji që ka ardhur në Vlorë është një teknologji shumë e vjetër, përdorin naftë të dy por në fakt nuk lejohet, ka problem ligjor.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.