Elezi: Investuan 10 milion euro në sistemin meterologjik në kaskadën e Drinit, keqmenaxhimi solli dëme të mëdha
Eduard Elezi, ekspert i energjitikës në emisionin "Ora e Betit" në RTV Ora tha se "Menaxhimi i kaskadës në përmbytjen e Shkodrës së fundmi është një keqmenaxhim me dashje".
Sipas tij janë investuar "10 milion euro në sistemin meterologjik në kaskadën e Drinit nga Korporata energjetike" por sipas tij me dashje "lanë dy basenet në nivele të larta" e blenë enerxhi.
Eduard Elezi: Deri përpara rënjes së reshjeve kaskada arriti në minimumin e vet të mundshëm, në nivele shumë të ulëta. Pat reshje u përmirësua kaskada, por ka nëj problem. Menaxhimi i kaskadës në përmbytjen e Shkodrës së fundmi është një keqmenaxhim me dashje. Kontraktonin energji nga importi dhe lanë 2 basenet e Komanit dhe Vaut të Dejës të mbushura. Ata e dinë që ka reshje, kanë investuar 10 milion euro në sistemin meterologjik në kaskadën e Drinit nga Korporata energjetike. E dinin me orë kur fillonin reshjet, çfarë densiteti ka. Këta lanë dy basenet në nivele të larta. Kur ranë reshjet u hapën portat dhe kanë shkarkuar. Ky është menaxhim i pjesës hidrike. Kishte hapur portat e merrte energji nga importi. Dëmi ekonomik duhet llogaritur. Dëmet që ka shkaktuar në Shkodër janë të mëdha.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
