Dy PD në 14 maj, Alibeaj prezanton mjekun Gergji Gjata për bashkinë e Korçës

Garës për kryetar të bashkisë së Korçës do ti shtohet edhe mjeku Gjergji Gjata. Ditën e sotme do të bëhet prezantimi i tij, nga Enkelejd Alibeaj.

Gjergji Gjata ka garuar në Primare, duke siguruar 426 vota.

Në Primare ka garuar edhe Ledina Alolli duke marrë 619 vota.

Ledina Alolli është kandidatja tjetër për kreun e bashkisë, e cila mbështetet nga Berisha.