Berisha: Fazë e re e revolucionit, dilni në fushatë, fitoni më 14 maj

Sali Berisha deklaron hyrjen në një fazë të re të revoluzionit të nisur nga opozita.

Anëtarëve të këshillit Kombëtar të PD ua bëri me votë se Rama nuk ikën me votë.

"A mund të përmbyset një regjim që përdor të gjitha bandat, për të trembur, për të frikësuar, për të plaçkitur votën? Jo nuk mund të përmbyset. Ky regjim përmbyset por vetëm me revolucion."

Kreu i PD nuk përjashton mundësinë për betejë paralele me qeverinë.

"Tani kërkohet një fazë tjetër, ne hujmë në një fazë ku duhet të punojmë për zgjedhjet lokale. Kandidatët tanë të kenë mbështetjen më maksimale, të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezulatatet më të shkëlqyera. Kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën veprimtarëitë e Komisionit tonë."

"Duhet të fajësoni veten që nuk po arrini të bindni.", tha ai.

Misioni sipas tij do të përmbushet vetë nëse shqiptarët binden që revoluzioni është për ta.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.