“Drejtësi për Joy Ayoko” aktivistët lyejnë me “gjak” hyrjen e prokurorisë së Tiranës

Një grup aktivistësh kanë protestuar ditën e sotme para prokurorisë së Tiranës lidhur me vdekjen e kenianes Joy Ayoko.

Aktivistët kërkuan drejtësi për të renë e cila vdiq në rrethana shumë misterioze në vendin tonë, ndërsa lyen edhe me bojë hyrjen e prokurorisë.

Nga ana tjetër, Joy Ayokos, fati i të cilës vijon të mbetet i paqartë nëse është vrarë apo vëtvrarë në Tiranë, ka detyruar prokurorinë e kryeqytetit, të kërkojë ekspertizën e autopsisë nga drejtësia Keniane.

Përmes ambasadës së Kenias në Romë, akuza e kryeqytetit i është drejtuar me një letërporosi, prokurorisë së Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos, i është bërë në morgun e spitalit ku ndërroi jetë.

Ky veprim procedurial, është kryer në vijim të hetimeve që po kryen prokuroria, me qëllim zbardhjen e rrethanave, që i ka shkaktuar vdekjen Joy Ayokos.

“Ora News” mëson se prokuroria ka hyrë në kontakt me përfaqësues të ambasadës Keniane në Romë, me qëllim marrjen e dokumenteve që lidhen me autopsinë.

Mbrëmjen e 13 gushtit, Joy Ayoko, ka qenë e vetme në banesë, ndërsa në krevatin e saj policia, gjeti dhe sekuestroi një tas me pilaf.