Shkodër, 32-vjeçari paraqitet në spital, dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 15:29
Një 32 vjeçar i cili është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri.
Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
