Alda Klosi në burg, avokati tregon mbi gjendjen shëndetësore: Rrezikohet nga hipertoni

Apeli ka lënë në qeli ish-zyrtaren Alda Klsoi e cila akuzohet për fshehje të pasurisë, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Në një deklaratë për mediat, avokati i saj Ilirjan Nuho tha se Klosi ka nevojë për kujdes shëndetësor.

“Pas ndalimit, Alda Klosi kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësore. U shtrua dhe u kurua në spital në QSUT. Doli nga spitali në gjendje disi të përmirësuar, por sipas kartelës klinike të lëshuar nga mjekët, duhet të jetë në vëzhgimin e mjekëve, pasi ka tendenca për një hipertoni që mund të sjellë pasoja për shëndetin e saj,” tha ai.