Kuçovë/ 23 vjeçari në pranga pasi i zbulohen lojërat e fatit në lokal

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë pasi kishte përshtatur lokalin e tij për lojëra fati.

Me finalzimin e operacionit policor të koduar “Lojtari” u arrestua në flagrancë shtetasi R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi,  Kuçovë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Kuçovë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. T., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra bixhozi, tableta për lojëra fati dhe 1 makinetë, që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash," njoftoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Kuçovë/ 23 vjeçari në pranga pasi i zbulohen