Kundër rritjes së çmimit të patentës, ekspertët e sigurisë rrugore: Më shumë kontrolle për autoshkollat

Ekspertë të sigurisë rrugore shprehen kundër rritjes së çmimit të lejes së drejtimit të kategorisë B që prej marsit do të kushtojë 85 mijë lekë nga 40 apo 50 që kushton aktualisht. Sipas tyre, para rritjes së kostove, është e nevojshme që ndaj autoshkollave të ketë më shumë kontrolle për të ulur rastet e abuzimit në marrjen e patentave.

Ekspertë të sigurisë rrugore shprehen kundër vendosjes së çmimit të unifikuar për lejet e drejtimit të kategorisë B.

Prej marsit patenta do të kushtojë të paktën 85 mijë lekë nga 40 apo 50 mijë që është aktualisht.

"Në llogaritjen e saj duke parë pagën mesatare këtu dhe në BE, të gjendej një koeficient i rregullimit dhe në varësi të kësaj të vendosej një çmim, jo sipas mendjes sonë," tha Sulçe.

Marrëveshjen e re, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e argumenton me rritjen e standardeve të mësimdhënies në autoshkolla.

Eksperti I sigurisë rrugore Artur Sulçe thotë se programet që përdorin autoshkollat janë marrë nga vendet e Bashkimit Evropian, por ka mangësi në zbatimin e tyre.

"Mësueis i teorisë nuk mund tja japë në mënyrë organike dijen e tij një praktikanti. Implimentimi i librit që është marrë nga BE, pra se sa ua jap unë që tju duket sa më i thjeshtë," tha ai.

Për të ulur fiktivitetin dhe rastet e abuzimit në marrjen e lejeve të drejtimit Sulçe thotë se ndaj autoshkollave duhet të ushtrohen më tepër kontrolle.

"Po kështu duhet që ata që kontrollojnë autoshkollat të jenë të një niveli, jo libri është libër," tha ai.

Marrëveshja mes DPSHTRR, Drejtorisë së Tatimeve dhe Shoqatës së Autoshkollave përveç dyfishimit të çmimit për marrjen e lejes së drejtimit parashikon edhe shtimin e orëve të praktikës.

Kundër rritjes së çmimit të patentës, ekspertët