Tentoi të vriste me shkop bejsbolli një shtetas pas sherrit, në pranga 44 vjeçari në Durrës

Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste me një send të fortë një person pas një sherri.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.