Rama takime me "bosa" dhe intervista në Mynih: Qeveria turke do të bëjë atë që duhet bërë në rindërtimin e zonës së tërmetit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë janë një tragjedi e tmerrshme, raporton Anadolu.
Rama mori pjesë në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë dhe në një deklaratë për AA-së tha se, “Kjo tragjedi është një prej atyre gjërave në jetë të cilët që fjalët nuk mund ta shprehin kurrë. Ne ndodhemi pranë popullit turk dhe lutemi për të prekurit nga tërmeti”.

Ai tha se Turqia do t’i kapërcejë problemet.
“Familjet e të prekurve nga tërmeti do ta kapërcejnë këtë. Sepse kur bëhet fjalë për rindërtimin e zonës së tërmetit, presidenti i Türkiye-s dhe qeveria e saj do të bëjnë atë që është e nevojshme. Këtë e kemi parë në Shqipëri dhe atë që bënë ishte e jashtëzakonshme. Sigurisht që tërmeti dhe zona që ai ka prekur nuk mund të krahasohen me tërmetin në Shqipëri, por unë mendoj se Türkiye ka të gjithë eksperiencën dhe vullnetin”, tha Rama.
Ndërkaq, përmes rrjeteve sociale, kreu i Qeverisë shqiptare njoftoi se ka zhvilluar një mëngjes pune me bosin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné.
"Munich Security Conference 2023 - Mëngjes pune me bosin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné, për investimet e kolosit francez të energjisë në Shqipëri, të cilat kanë nisur me programin e projekteve të diellit e të erës", shprehet Rama në njoftimin e tij.
