Aktorja e Hollivudit, Stella Stevens ka ndërruar jetë pas betejës me sëmundjen e rëndë

Stella Stevens ka vdekur në moshën 84-vjeçare ka konfirmuar familja e saj.

Aktorja veterane ishte e njohur për rolet e saj në "The Nutty Professor" si dhe shfaqje televizive si "Alfred Hitchcock Presents" dhe "In The Heat Of The Night".

Stella fitoi një Golden Globe si e sapoardhura më premtuese për filmin e saj të parë Say One for Me në 1959, duke u shfaqur gjithashtu në Lil Abner atë vit.

Djali i saj zemërthyer Andrew Stevens konfirmoi lajmin tragjik.