Gruaja shpenzon më shumë se 4000 dollarë dhe martohet me veten

Një tjetër romancë atipike për Sëhn Valentin është shënuar nga një grua në SHBA, e cila në fakt u martua me veten e saj.

30-vjeçarja Danni tregoi historinë e saj se si shpenzoi 4000 dollarë për t'u martuar në një episod të Shën Valentinit të Dr. Phil.

Në episodin e titulluar "Të harroj, po martohem me veten", Dr. Phil intervistoi disa gra që u angazhuan për një marrëdhënie dashurie me veten.

Konsensusi i përgjithshëm nga shumë gra ishte se ato kanë pasur shumë trauma në marrëdhëniet e tyre të mëparshme, kështu që vendosën të hiqnin dorë nga gjetja parnerit dhe u martuan me veten.

Në një video montazh para intervistës së saj për Shën Valentin, Danni tha: "Kam kapërcyer shumë trauma dhe më frymëzoi të martohesha me veten. Kuptova se nuk po jetoja për veten time dhe kjo martesë ishte shansi im për të filluar nga e para".

Krahas çmimit të madh që pagoi për dasmën solo, ajo zbuloi gjithashtu se kishte nëntë shoqëruese të nuses.

Në shërbim, Danni e puthi reflektimin e saj pasi nëpunësi shpalli: "Tani të shpall një grua e martuar, tani mund të puthësh veten. Nuk ka gjë të tillë si të teproni duke festuar veten”, tha Danni.