VIDEO/ 25 vjeçari tenton të abuzojë me trajneren në palestër, vajza i përgjigjet me sulm derisa ai e lëshon

Ky është momenti i tmerrshëm kur një trajnere fitnesi luftoi me guxim një sulmues teksa ai e shtriu atë në tokë në një palestër.

Nashali Alma, 24 vjeç, po ushtrohej e vetme në palestër në ndërtesën e saj të apartamentit në Tampa, Florida kur Xavier Thomas-Jones, 25 vjeç, e sulmoi atë, tha policia.

Pamjet e kmaerave treguan se Alma e lejoi Thomas-Jones të hynte në ndërtesë në orën 22:40 më 22 janar përpara se ajo të vazhdonte stërvitjen e saj.

Thomas-Jones u pa më pas duke iu afruar Almës dhe duke u përpjekur t'i kapte belin para se ajo të hidhej dhe t'i bërtiste atij që të largohej prej saj.

Më pas ai e ndoqi vajzën rreth palestrës përpara se ta shtynte përtokë ndërsa ajo u përpoq me dëshpërim të kundërshtonte dhe të telefononte 911.

I dyshuari përfundimisht e lëshoi dhe Alma u vajza u largua nga palestra në një apartament aty pranë për të marrë ndihmë.

VIDEO/ 25 vjeçari tenton të abuzojë me trajneren në