Macron në Konferencën e Mynihut: Jemi gati për një konflikt të zgjatur me Rusinë
“Ne jemi gati për një konflikt të zgjatur me Rusinë”, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, nga kryeqyteti bavarez.
Pothuajse një vit pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, luftimet vazhdojnë, veçanërisht në rajonin Bakhmut në lindje të vendit. Dhe ndërsa NATO shpreh frikën se armiqësitë do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaron se megjithëse evropianët janë gati për një konflikt afatgjatë me Rusinë, ai beson se ne duhet të "përgatitemi për paqe".
“Le të jemi të zënë duke u përgatitur për të arritur paqen. Tani duhet të përpunojmë kushtet e paqes”. Ai gjithashtu bëri thirrje për një konferencë evropiane për mbrojtjen ajrore .
“Shpresoj që me partnerët tanë evropianë të mund të fillojmë një konferencë evropiane për mbrojtjen ajrore të kontinentit të vjetër", shpjegon Emmanuel Macron.
"Nëse Europa dëshiron të jetë në gjendje të mbrohet, ajo duhet gjithashtu të pajiset dhe të përshpejtojë aftësinë për të prodhuar armë në tokën evropiane," siguron presidenti francez, duke shtuar: "Ne duhet të forcojmë mbështetjen tonë për Kievin dhe përpjekjet tona lejojnë ukrainasit të të udhëheqë një kundërofensivë" që mund të çojë në negociata me Moskën "por sipas kushteve të qeverisë ukrainase".
