Matthew McConaughey në politikë? Mund të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në 2028

Matthew McConaughey po përgatitet të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028. Disa burime zbulojnë për mediat amerikane se aktori fitues i Oskarit për "Dallas Buyers Club" tashmë ka krijuar një ekip për të menaxhuar financat dhe strategjinë për një kandidaturë në gjashtë vjet.

Burimet nuk sqaruan se me cilën parti do të dilte në fushë, apo nëse synon të kandidojë si i pavarur.

Angazhimi politik Matthew McConaughey kishte qenë protagonist në qershor 2022 i një apeli kundër masakrave me armë në Shtetet e Bashkuara, pas të shtënave në shkollën fillore në qytetin e tij të lindjes Uvalde në Teksas.

Me atë rast, aktori mbajti një fjalim të gjatë në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas deklaroi se kandidimi i tij për presidencë ishte "i pashmangshëm".

"Nuk e zgjodha unë. Ajo më zgjodhi mua", duke kritikuar ritmin e ngadaltë të politikës amerikane për një ligj të ri për armët.

Por aktori kishte menduar tashmë të shkonte në politikë në vitin 2021, kur u spekulua se do të fillonte gara për guvernatorin e Teksasit.

“Është diçka për të cilën kam menduar prej 20 vitesh dhe e di se çfarë dua të bëj.”

Lidhur me lajmet për kandidaturën e tij të mundshme për Shtëpinë e Bardhë, bashkëshortja e tij Camila Alves, megjithatë, sipas burimeve, duket se nuk është shumë entuziaste: ajo ka frikë se martesa e tyre do ta pësojë.

“Camila e bindi Matthew që të largohej nga aktrimi në mënyrë që ai të mund të ishte një baba më i pranishëm dhe tani ajo ka frikë se kandidimi për president do ta konsumojë atë dhe do të rrezikojë të copëtojë familjen e tyre”, shpjegoi një burim.

McConaughey nuk ka luajtur në një film që nga viti 2019 me "The Gentlemen", dhe vitet e fundit ai është fokusuar në rritjen e fëmijëve Levi, 14 vjeç, Vida 13 dhe Livingston 10.