Oxhaku djeg shtëpinë në Kolonjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2023, 18:12
Një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë u përfshi nga zjarri pasditen e sotme dhe për pasojë në të ka dëme të shumta materiale.
Fatmirësisht falë ndërhyrjes së zjarrfikëses nuk ka dëme në njerëz.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka ardhur për shkak të një problemi në oxhak, ku më plas flakët janë përshirë në gjithë shtëpinë.

