Kosovarët në Shqipëri për festën e Pavarësisë, zgjedhin Durrësin e Vlorën

Kanë qenë me mijëra shtetasit nga Kosova që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar Pavarësinë. Ata thonë se ky 15-vjetor nuk e gjen Kosovën siç do të dëshironin ndaj nga politika kërkojnë më shumë punë, e pak gënjeshtra.

Nuk e harrojnë Shqipërinë as kur kanë festë në shtëpinë e tyre.

15-vjetorin e Pavarësisë mijëra shtetas nga Kosova kanë zgjedhur ta festojnë në vendin amë.

"Për neve është e njëjtë si në Kosovë si në Shqipëri, donim të tregonim që jemi një, dhe po shkojmë në Tiranë."

Durrës e Vlorë janë disa nga qytetet që kanë zgjedhur të qëndrojnë përgjatë fundjavës.

Do ta kremtojnë pavarësinë por thonë se në Kosovë përballen me probleme të shumta.

Papunësia është një prej tyre.

"Si në kohën e luftës, vetëm se në kohë të luftës nuk kemi pasur vrasje. Katastrof është gjendja."

Nuk janë të kënaqur as me sjelljen dhe  as me politikat që ndërmarrin ata që drejtojnë vendin.

"Vetëm gënjeshtart ti lënë."

Megjithatë nuk e kanë humbur shpresën se gjendja do të ndryshojë.

"I urojmë festën të gjithë popullit shqiptar."

Sipas të dhënave nga Pika Doganore e Morinës deri mesditën e të premtes hyn në Shqipëri mbi 15 mijë persona.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.