U arrestua për 500 mijë euro në autobus dhe u lirua, kapet sërisht në Vlorë Elidon Çela, këtë herë për kontrabandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2023, 14:27
Është ndaluar në qytetin e Vlorës, Elidon Çela për akuzën e “Kontrabandimit të mallrave”.
Gazetari Elton Qyno raporton se i riu nga Lushnja i proceduar për akuzën e “Pastrimit ta produkteve të veprës penale” lidhur me kapjen në portin e Durrësit me 500 mijë eurove në autobuzin e tij, rezulton të jetë ndaluar sot në Portin e Vlorës.
Këtë rradhë, policia portuale i ka bllokuar Elidon Çelës, ilaçe, shishe me shampanjë “Don Perinjon” dhe pesticide që dyshohet se janë sjellë kontrabandë në Shqipëri.
Fillimisht Elidon Çela, u arrestuar në muajin Tetor 2022 në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën rreth 500 mijë euro të fshehura në autobus, por i lënë i lirë nga gjykata e Apelit Durrës.
