Çantat me para të padeklaruara, sekuestrohen mbi 30 mijë euro në Rinas dhe Morinë
Mbi 30 000 euro të padeklaruara janë sekuestruar nga policia në pikën kufitare të Morinës dhe Rinasit. Nën hetim janë vënë dy poseduesit e parave, të cilët i fshehën paratë në çantat e tyre me qëllim mosdeklarimin.
Rusia dëbon katër diplomatë austriakë
16 Shkurt, 15:21
"Në PKK Morinë dhe në Rinas, në hyrje të RSh-së, u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, përkatësisht, automjeti me drejtues shtetasin T. S. dhe shtetasin D. V. Në çantën e shtetasit T. S., u gjetën dhe u sekuestruan 19 600 euro, ndërsa në çantën e dorës të shtetasit D. V., u gjetën dhe u sekuestruan 11 250 euro, shuma këto të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale, u iniciua procedimi në gjendje të lirë për shtetasin çek T. S., 55 vjeç dhe për shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në Tiranë".
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

