Stuhia 'shkatërron' karnavalet në Sao Paulo

Një dekorim 15 metra i lartë, nga grupi Mocidade Unida da Mooca, u shkatërrua plotësisht nga erërat dhe nga shiu që ra mbrëmë në disa zona të São Paulo.

Paradat më të pritura të Brazilit do të zhvillohen nga e diela në mbrëmje në Marques de Sapucaí Sambadrome në Rio de Zhaneiro, i konsideruar si 'kryeqyteti' i karnavaleve në botë.

Ndërkohë pasditen e sotme në Cidade Maravilhosa do të nisin shfaqjet e grupeve popullore 'blocos de rua', grupet e rrugëve që i përkasin rretheve të ndryshme.

Parada masive në rrugë të të ashtuquajturave 'trios eletricos', karvanët muzikorë nga maja e të cilave performojnë artistë vendas, do të fillojnë gjithashtu sot në Salvador de Bahia.