Pianistia e verbër 13-vjeçare mahnit me performancën e Chopin në një stacion treni

Një pianiste e verbër 13-vjeçare solli lot emocioni në sytë e qytetarëve të cilët patën rastin ta dëgjonin atë të performonte pa të meta një pjesë komplekse të Chopin në një stacion treni plot lëvizje.

Në klipin e publikuar nga Channel që promovon "The Piano" (një shfaqje e re talentesh në Britani e drejtuar nga Claudia Ëinkleman) e vogla Lucy luan Op. 25, Nr. 1, një nga krijimet më ikonike të kompozitorit polak, duke lënë pa fjalë publikun e tij.

Në këtë shfaqje të veçantë talentesh, pianistë amatorë të talentuar nga i gjithë vendi ftohen të luajnë në stacionet e trenit në Londër dhe qytete të tjera, pa e ditur se po marrin pjesë në një shfaqje televizive. Drejtuesit e emisionit vendosën kamera në vend për të kapur reagimet e njerëzve, ndërsa pasagjerët përfshijnë të dy gjyqtarët e emisionit, yllin e popit Mika dhe pianistin e njohur klasik Lang Lang.

Në çdo episod, një nga pianistët e paraqitur do të zgjidhet për të luajtur në një nga sallat e koncerteve më të famshme në botë. Fituesi i madh i spektaklit të talenteve do të performojë para një publiku prej mijërash në Royal Festival Hall legjendar të Londrës.

Klipi i postuar nga Channel 4 në rrjetet sociale tregon efektin që ka performanca e 13-vjeçares tek juria.