Nga kosheret e bletëve tek dyert e dritaret e një banese, arrestohet pas vjedhjeve në dy muaj 32 vjeçari në Lushnje

Një 32 vjecar me precedent penal në fushën e vjedhjes është arrestuar nga policia në Lushnje pas disa vjedhjeve që dyshohet se ka bërë në dy muajty e fundit.

Si rezultat i punës së mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin M. G., 32 vjeç, banues në Plug, Lushnjë (i dënuar disa herë për vjedhje).

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 32-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

Më datë 18.01.2023, në lagjen "18 tetori", ka vjedhur 4 koshere blete, në pronësi të shtetasit B. Gj.;

Më datë 07.02.2023, në lagjen "18 tetori", Lushnjë, ka vjedhur baterinë e automjetit të shtetasit G. T.;

Më datë 12.02.2023, në lagjen "18 tetori", Lushnjë, ka vjedhur bateritë e mjeteve bujqësore të shtetasit A. H.;

Më datë 14.02.2023, në fshatin Plug, ka vjedhur dyer dhe dritaret e banesës së shtetases A. Q.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.