Bombola e gazit djeg banesën në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2023, 16:57
Një banesë u dogj në Gjirokastër si pasojë e zjarrit nga rrjedhja e një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memalij, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç. Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi.
Grimci: Protesta ishte madhështore, arriti qëllimin e saj
11 Shkurt, 16:48
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.

