Drenova po braktiset, fshati në Mallakastër dikur kishte 800 shtëpi sot më pak se 100
Rrugë bosh. Shtëpi të mbyllura me dryn.Shkollë pa nxënës e banesa vetëm me të moshuar. Fshati Drenovë i Mallakastrës po braktiset, dita ditës.
Papunësia është arsyeja kryesore që të rinjtë kanë lënë fshatin.
Banorët: "Fshati është boshatisur krejt, të tërë janë larguar. Ata që jetojn këtu s'punojnë dot, s'ka punë.
Jetoj vetëm, një fëmij e kam në Itali një në Greqi. S'kam asnjë këtu . Çfarë do hanë? Pa punë...
Nuk përballohen nevojat e familjes me këto kushte që kemi këtu."
Banorët që kanë mbetur thonë se mbyllja e Uzinës së Ballshit i ka lënë njerëzit pa punë.
Banorët: "Zona ka pasur njerëz, por mbyllja e uzinës, s'ka.
Unë punova 23 vjeç,38 vjet punë. Marr 140 mijë lekë.
Për shkak të kostove të larta dhe mungesës së tregjeve në fshat po heqin dorë edhe nga bujqësia.
Banorët: "E prodhon edhe nuk e shet dot. Nuk ka treg shitje.
Bujqësia ka rënë sepse nuk i përballon dot shpenzimet, se të punosh tokën do para, po të blesh plehun do para, do blesh farën do para, ku janë këto?"
Në fshatin Drenovë dikur numëroheshin 800 shtëpi, ndërsa sot kanë mbetur më pak se 100.