“Mashallah” Ja momenti kur Forcat e Sigurisë së Kosovës nxjerrin gjallë nga rrënojat e tërmetit fëmijën 2-vjeçar
Ky është momenti i nxjerrjes së një fëmijë dy vjeçar nga rrënojat në Turqi, nga ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ata janë futur nën rrënoja, ku shumë struktura bentoni mbahen nga përforcuese për të mos u shembur mbi kokën e tyre dhe të mbijetuarve.
Bashkë me ta janë edhe epiket turke ndërsa në zërat e tyre ndihet gëzimi taksa nxjerrën fëmijën jashtë inerteve ku ka qëndruar më shumë se dy ditë.
Kosova dhe Shqipëria, pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Risi kanë dërguar atje personale ndihmues për kërkim shpëtim dhe mjete të nevojshme.
Deri më tani në të dyja vendet kanë vdekur gati 20 mijë persona, ndërsa gati 10 mijë persona janë mundur të shpëtohen.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, më shumë se 110.000 trupa të ekipeve të shpëtimit po marrin pjesë në operacionet për të shpëtuar sa më shumë jetë, dhe më shumë se 5.500 automjete, përfshirë traktorë, vinça, buldozerë dhe ekskavatorë janë dërguar në zonat e prekura nga tërmetet.
