Sfida e radhës pas tërmetit, të mbahen gjallë ata që mbijetuan

Organizatat humanitare kanë sfidën për t'u siguruar që njerëzit që i mbijetuan tërmetit "vazhdojnë të mbijetojnë", thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë më herët sot, Robert Holden - menaxheri i reagimit ndaj incidenteve të OBSH-së - tha se tani ka mijëra njerëz që mbijetojnë "në natyrë, në kushte të përkeqësuara dhe të tmerrshme", pa ujë, karburant, energji elektrike dhe komunikimet.
"Ne jemi në rrezik real të shohim një fatkeqësi dytësore e cila mund të shkaktojë dëm për më shumë njerëz sesa fatkeqësia fillestare nëse nuk lëvizim me të njëjtin ritëm dhe intensitet siç po bëjmë në kërkim-shpëtim," tha ai.
"Kjo nuk është detyrë e lehtë... Shkalla e operacionit është masive."
Gaziantep'te 75'inci saatte Ayşe Polat sitesinin enkazından 3 kişi daha çıkarıldı.
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) February 9, 2023


