FOTOJA e vogëlushëve që po bën xhiron e botës/ Të mbuluar nga gërmadhat dhe pas shpëtimit të tyre

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën sipas autoriteteve është deri tani të paktën 16.035 viktima.

Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është të paktën 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit.

Ndërsa në Turqi, numri është rritur në të paktën 12.873 të vdekur, dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin, dhe miliona njerëz tani po vuajnë me pasojat e pas tërmetit, të rënduara edhe nga kushtet e vështira atmosferike.

FOTOJA e vogëlushëve që po bën xhiron e botës/ Të

Ndërkaq një foto po bën xhiron e rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për dy fëmijë të shpëtuar nga rrënojat e tërmeteve njëri në Siri dhe tjetri në Turqi, gjatë tërmetit dhe pas shpëtimit të tyre.

Shanset për të mbijetuar po pakësohen

Sipas ekspertëve, dritarja e mbijetesës për ata që janë bllokuar tani po mbyllet me shpejtësi, por megjithatë, është shumë herët për të braktisur çdo shpresë.

Eksperti i rreziqeve natyrore Steven Godby tha: “Raporti i mbijetesës mesatarisht brenda 24 orëve është 74%, pas 72 orësh është 22% dhe deri në ditën e pestë është 6%.

David Alexander, një profesor i planifikimit dhe menaxhimit të emergjencave në University College London, tha: “Statistikisht, sot është dita kur ne do të ndalojmë së gjeturi njerëz. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalojmë së kërkuari.”

Ai vazhdoi të paralajmërojë se numri përfundimtar i viktimave mund të mos dihet për shumë javë për shkak të sasisë së madhe të rrënojave që përfshin Turqinë dhe Sirinë.