Gjermania: BE të intensifikojë sanksionet kundër Rusisë

BE-ja do të intensifikojë sanksionet kundër Rusisë në të ardhmen e afërt, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Bundestag.

“Bashkimi Evropian do të ashpërsojë sërish sanksionet kundër Rusisë deri në përvjetorin e fillimit të luftës”, tha ai.

Scholz vuri në dukje se ky do të jetë një ‘sinjal i qartë’ për palën ruse se synimet e saj në Ukrainë nuk janë të suksesshme.