Berlini njofton paketën e re të ndihmës për Forcat e Armatosura të Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 09:00
Gjermania ka njoftuar një paketë të re ndihme për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Në paketën e re përfshihen 2 armë kundërajrore vetëlëvizëse Gepard.
Gjithashtu, si pjesë e ndihmës ushtarake, Ukraina mori 6000 municion kundërajror, 5 makina për rojet kufitare, 29 gjeneratorë elektrikë, 6 kamionë dhe 10 kontejnerë.
Mënyrat dhe koha e dorëzimit të armëve nuk u raportuan për shkak të masave të sigurisë.
