OKB për tërmetin në Siri: Ndihma nuk duhet të politizohet

Ndihma emergjente në Siri "nuk duhet të politizohet", një pjesë e ndihmës emergjente do të kalojë sot përmes pikës kufitare midis Turqisë dhe Sirisë.

Kështu është deklaruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se numri i të vdekurve në vendin e tij nga tërmeti shkatërrues i së hënës ka arritur në 16,170, duke e çuar totalin e viktimave në Turqi dhe Siri në 19,362.

Zyrtarët shtetërorë në Siri thanë më herët të enjten se numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria është 1,262, ndërsa 1,930 janë raportuar të vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit nga grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha.