Redi Ramaj: Mosregjistrimi i PD në zgjedhje do të ishte dëmtim për demokracinë

Redi Ramaj, jursit në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj foli rreth situatës në të cilën gjendet Partia Demokratike.

Ai thotë se përgjegjës kryesor është Gjykata e Apelit  pasi "mbi vit që e mban atë dosje atje dhe nuk i jep zgjidhje çështjes".

Sipas tij Komisioni i Zgjedhjeve "mund të regjistrojë njëri fraksion ose mund të mos rregjistrojë asnjërin fraksion të PD që do të ishte një dëmtim i madh për demokracinë në vend".

Redi Ramaj: Shqetësimi më i madh për të gjithë qytetarët është që partia më e madhe në vend  nuk arrin të bëjë  një regjistrim në gjykatë dhe rrezikon dhe zgjedhjet lokale, duke qenë se janë dy fraksione që pretendojnë se kanë lidershipin e partisë. Institucioni i parë përgjegjës për këtë gjë është Gjykata e Apelit e cila ka mbi vit që e mban atë dosje atje dhe nuk i jep zgjidhje çështjes. Është një rast emergjent dhe nuk ka asnjë pengesë nga ana e gjykatës që të vendosë për këtë çështje. Nuk ka asnëj arsye që çështja të zvarritet. Komisioni mund të regjistrojë njëri fraksion ose mund të mos rregjistrojë asnjërin fraksion të PD që do të ishte një dëmtim i madh për demokracinë në vend.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.