"Nëse i tregojmë brirët njëri-tjetrit si në 6 mars…", Korreshi: Shpresoj në një takim të shpejtë Berisha-Bardhi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, i ftuar në Ora News thotë se dy palët në PD duhet të gjejnë patjetër bashkëpunimin për të dalë me një kandidat në 14 maj.

Korreshi: Gjatë gjithë ditëve ne kemi përpjekje me njëri-tjetrin për tu parë në sy. Ia themi njëri tjetrit se kjo nuk shkon nëse nuk bashkohemi.Duhet të dalim të bashkuar por duhet të gjenden modalitetet sa më pak të dhimbshme nga të dyja krahët. Mënyra si po shkojnë gjërat besoj se mund të kemi një bashkëpunim të mundshëm për hatër të gjithë demokratëve dhe asaj çfarë meritojnë demokratët pas kaq viteve opozitë.

Zgjidhjen e sheh të mundshme.

Korreshi: E para dëshiroj por edhe e besoj se e shikoj në përgjigjet, sytë e çdo kolegu të PD. Për 14 majin po punohte realisht për të gjetur një zgjidhje të mundshme,të gjitha palët e duan një zgjidhje të mundshme dhe mendoj se do ketë një zgjidhje.

Siç thotë ai, diskutimet janë të vazhdueshme dhe po shqyrtohen modalitetet.

Korreshi: Jemi duke punuar përditë me kolegët. Nuk ka ditë që nuk e bisedojmë këtë gjë. Diskutojmë modalitetet si mund të shkojmë drejt këtij bashkëpunimi për 14 maj që të dalim me një kandidat. Besoj se do arrihet.

Ai thotë se dështimin e kanë të sigurt nëse procedojnë si me 6 mars.

Korreshi: Për fat bëj pjesë në një grup ku diskutohet. E kërkojmë brenda grupit parlamentar të PD dhe përtej tij. Diskutohet edhe sot rreth platformës së Bardhit. Kemi Mallakastrën me dy kandidatë, po flasim për një figurë si Kapllanaj që ka marrë 9200 vota dhe ka qenë kryetar bashkie. Nëse kemi figura të tilla, të diskutojmë dhe njëri të tërhiqet. Nëse vazhdojmë ti tregojmë brirët njëri-tjetrit si në 6 mars jemi të sigurt dhe të bindur se nuk do të na mbështesin se nuk krijon frymë kjo gjë. Duhet të kemi kthjelltësinë që të arrijmë në një bashkëjetesë deri në 14 maj me patjetër për hatër të demokratët që meritojnë të vijnë në pushtet.

Përtej diskutimeve mes deputetëve Korreshi shpreson në një takim sa më të shpejtë Berisha-Bardhi.

Korreshi: Diskutimet vazhdojnë të bëhen. Do të uroja që të ulej zoti Berisha vetë shumë shpejt me zotin Bardhi.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.