Zgjedhjet e 14 majit, Meta: Mosparaqitja e projektvendimit të PD-së nuk është shqetësuese

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka miratuar sot kandidaturat për zgejdhjet e 14 majit për PL, PS dhe PSD.

Gerta Meta nga Shoqata për Kulturë Demokratike në një intervitë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj  thotë se "Gjithë vëmendja ishte se çfarë do të ndodhë me komisionerët e PD".

Sipas saj "Sot ka qenë një lloj kaosi përsa i përket mënyrës se si është interpretuar mënyra e vendimmarrjes së kryekomisionerit në lidhje me miratimin e projektvendimit për komisionerët e subjekteve zgjedhore."

Por për  Gerta Metën  "Fakti që nuk është paraqitur dhe projektvendimi i PD për miratimin e komisionerëve të saj nuk është një gjë për tu shqetësuar ".

Gerta Meta: Sot ka qenë një lloj kaosi përsa i përket mënyrës se si është interpretuar mënyra e vendimmarrjes së kryekomisionerit në lidhje me miratimin e projektvendimit për komisionerët e subjekteve zgjedhore. Gjithë vëmendja ishte se çfarë do të ndodhë me komisionerët e PD. Sot nuk ka qenë regjistrimi i subjektit zgjedhor por ka qenë një projekt vendim i paraqitur në lidhje me vendimin e komisionerëve që do të përfaqësojë subjektet përkatëse. Fakti që nuk është paraqitur dhe projektvendimi i PD për miratimin e komisionerëve të saj nuk është një gjë për tu shqetësuar sepse nuk është dhënë një përgjigje që ky projektvendim nuk do të konsiderohet. Pritet që në ditët në vijim të paraqitet ky projektvendim siç u bë me 3 subjektet zgjedhore sot. Deri në 13 shkurt mbetet për tu parë se cili do të jetë qëndrimi dhe projektvendimi i paraqitur nga PD.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.