U përjashtuan 8 deputetë nga Kuvendi, Nallbati: Çmenduria e radhës e qeverisë, s'shikojnë rregullore e Kushtetutë

Komisioni i etikës përjashtoi 8 deputet të PD për 10 ditë nga Kuvendi, një ndër të cilët është deputeti Bledion Nallbati.

Deputeti demokrat Bledion Nallbati në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja tha se "Ky ishte një vendim absurd".

Sopas tij "Kjo është çmenduaria e radhës e kësaj qeverie në kulmin e skandaleve që po bën duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen nga ajo që ka ndodhur".

"Ky është një skandal, shqiptarët duhet ta shohin dhe këtë.", u shpreh deputeti demokrat.

Bledion Nallbati: Kjo është çmenduaria e radhës e kësaj qeverie në kulmin e skandaleve që po bën duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen nga ajo që ka ndodhur. Ky ishte një vendim absurd. Para disa ditësh janë përjashtuar 5 deputet të tjerë të opozitës. Kjo është tentativë për të bllokuar zërin e opozitës për të vërtetat që kanë dlë në shesh. Kjo kërkesë e ardhur nga disa deputet anonim totalisht të pavëmendshëm ndaj asaj që ka ndodhur në parlament vjen totalisht në kundërshtim me afatet e mbledhjes së sekretariatit. Të urdhëruar nga shefi i tyre tashmë nuk marrin parasysh as rregulloren as kushtetutën. Ky është një skandal, shqiptarët duhet ta shohin dhe këtë.

Janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi: Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.