Meta për protestën e 11 shkurtit: Të gjithë kundër kryeministrit që vjedh shqiptarët!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se mazhoranca e vërtetë e vendit do të jetë populli që do të zbresë ë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën kombëtare të 11 shkurtit.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Meta thekson se shqiptarët do jenë kundër kryeministri Rama, të cilin e quajti mafioz që po përdor paratë e shqiptarëve për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.

"Nuk ka më mazhorancë. Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë kundër këtij Kryeministri mafioz që paratë e tyre i përdor për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.

Të gjithë kundër Kryeministrit që vjedh, poshtëron dhe dëbon shqiptarët!", shprehet Meta.