Britania dërgon tanket e para 'Challenger 2' në mars në Ukrainë

Tanket britanike Challenger 2 që Londra ka premtuar t'i dorëzojë Kievit do të vendosen "muajin e ardhshëm" në Ukrainë, tha sot kryeministri britanik Rishi Sunak në një konferencë për shtyp.

"Ukrainasit që mbërritën javën e kaluar (për t'u stërvitur në MB) muajin e ardhshëm do të përdorin tanket Challenger 2 për të mbrojtur sovranitetin territorial të atdheut të tyre," tha Sunak, i rrethuar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky , duke konfirmuar kështu orarin e vendosur nga qeveria e tij në janar.