"14 maji", Britania paralajmëron "minuesit e demokracisë": Kandidatët, larg krimit e korrupsionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 15:24
Ambasadori britanik Alastair King Smith nga Elbasani ka komentuar edhe zgjedhjet e 14 majit, ku tha se kandidatët të jenë larg krimit dhe larg korrupsionit.
Ai e bëri të qartë se do ketë sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë dhe bëjnë korrupsion.
Nga ana tjetër, diplomati britanik tha se të gjithë emigrantët e paligjshëm që kanë hyrë në vendin e tij do të riatdhesohen, pasi siç tha ai, Shqipëria ështe vend i sigurt.
