Anduel Kovaçi rrëfen eksperiencën e tij në festivalin e Këngës në RTSH dhe projektet e tij: Duhet një punë shumë e madhe!

Anduel Kovaçi tërhoqi vëmendjen e publikut në skenën e festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, me këngën “Malli”, me të cilën bëri për vete shumë ndjekës.

Pas këtij suksesi i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora  Andueli rrëfeu planet dhe projektet në lidhje me karrierën e tij si këngëtar.

“Duhet një punë shumë e madhe për të arritur ku duhet në këtë fushë. Dhe unë vendosa ta çoj deri në fund, duke studiuar për kanto. Ne si shqiptarë jemi të fokusuar më shumë tek muzika popullore, dhe besoj se dhe unë do të merrem me popullaritetin. Sa i përket muzikës klasike, kjo do jetë disi e ndërthur me të dyja rrymat”, u shpreh ndër të tjera këngëtari Anduel Kovaçi.