Rrëfehet Olsi Bylyku: Me Eglin ishim të përgatitur çfarë donim
Aktori mjaft i dashur për publikun Olsi Bylyku ka zbuluar detaje nga jeta e tij private dhe lidhja 4 vjecare me partneren e tij Egli.
I ftuar në Why Not në RTV Ora ai u shpreh se të dy ata e dinin se cfarë donin në një lidhje ndërsa tashmë ka jo vetëm dashuri mes tyre, por dhe respekt e suport ndaj njëri-tjetrit.
Olsi Bylyku: Sekret është se edhe unë edhe Egli kemi qënë të përgatitur për lidhjen që duam të kemi. Ky është gjithë çelsi që shumë njerëz kanë debate. Mendoj unë. Njerëzit asnjëherë nuk përgatiten, gjenden në një lidhje, dhe pastaj i merr malli për jetën që kanë pas, i merr malli për jashtë rutinës që kanë me partneren. Unë dhe Egli kemi qënë të përgatitur që duam të fillojm diçka serioze dhe për këtë do marrësh disa rrisqe, të respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin, dhe duam ta çojmë aty ku duam ta çojmë. Ky besoj është çelësi.
Të tjerë përgjigjen: Nuk besoj se ka një sekret është dashuria. Jo, jo se si të kalojnë 4 vjet nuk ka më dashuri, po ka marrëdhënie, menaxhim, tolerim, për të suportuar njëri-tjetrin dhe pastaj nuk është më dashuri po partner.
Roza Lati: Kur ke ndërmend të martohesh?
Olsi Bylyku: Do martohem si jo. Do të bëj dy dasma se është bërë si traditë. Një dasmë të madhe me fisin, këtë do e bëj babi, e paguan babi këtë se do të marri mbrapsht qokat që ka çuar. E dyta do jetë për qejfin tim, do e bëj unë, dasma e shoqnisë.