Shqipëria humanitar, Boriçi tregon historinë emocionuese me të moshuarin: Mori duart të mi puthë
Shqipëria është pjesë e komunitetit humanitar botëror.
Aktivitetet që zhvillohen janë të shumëta.
Eralda Boriçi, drejtuese e "Lions Club International Shqipëri" në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tregoi rreth institucionit që ajo drejton.
"Gjithçka që bëhet prej nesh është punë vullnetare", tregon ajo.
Eralda thotë se njerëzit që duan të japin ndihmë në shtresat vulnerabël janë të shumta.
Eralda Boriçi: Ka plot njerëz që duan të japin ndihmë në shtresat vulnerabël, në shtresat në nevojë. Nëse të gjithë bashkë bëjmë pjesën tonë ndryshimi do të vijë shumë shpejtë. Nr kemi vendosur të flasim përmes aktiviteteve që kemi organizuar. Duhet të gjithë bashkë të bashkojmë fuqitë të arrijmë të bëjmë gjërat e bukura të mëdha. Ka klube në çdo vend të botës. Ka disa mënyra që realizojmë aktivitete. Kryesisht funksionojmë me grante, kemi bashkëpunime shumë të mira dhe me klubet analoge në Europë e në mbarë botën. Me kryebashkiaken e Durrësit ka qenë një nga bashkëpunimet më të mira që kemi pasur.
Organizata ka disa shtylla bazë në të cilat operohet.
Eralda Boriçi ndau dhe eksperiencat e saj ku nuk kanë munguar as rastet kur ajo është përlotur.
Eralda Boriçi: Ka disa shtylla në të cilat operojmë, janë thuajse të gjitha fushat nga të cilat preken njerëzit. Ajo që od të veçoja është varfëria ekstreme në disa familje. Kur shkojmë të ndajmë ndihma e dimë që nuk kemi bërë zgjidhjen përfundimtare. Në shumë raste jam përlotur. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë. Le të shërbejmë për komunitetet tona që një ditë fëmijët tanë të jenë krenarë. Është e rëndësishme të flitet me punë e jo me fjalë.
Ajo tregoi dhe një nga eksperiencat që i ka lënë më shumë gjurmë.
Eralda Boriçi: Ka qenë një familje që jetonte në varfëri ekstreme dhe burri i moshuar kur i kemi çuar ndihma më ka marrë duart për ti puthur. Unë i mora duar dhe jam ulur në gjunjë. Ka qenë rasti që jam ndjerë vërtet keq. Mundohemi të bëjmë maksimumin tonë. Por që të bëjmë akoma më shumë kemi nevojë dhe për përkrahjen e bizneseve.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
